Banorët dalin në oborr për të takuar babanë e Kristit, Luizi qëndron brenda i vetmuar pas largimit të Efit

Në Prime-n e sotëm të BBVA ka pasur momente hidhërimi e gëzimi. Pas eliminimit të Efit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka pasur edhe momente të mira për banorët, shkruan lajmi.net. Kristi ka qenë banori i cili ka pasur mundësinë të hap ose jo “Kutinë e Pandorës”, ku ka përfituar një surprizë të…

ShowBiz

05/02/2023 00:39

Në Prime-n e sotëm të BBVA ka pasur momente hidhërimi e gëzimi.

Pas eliminimit të Efit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka pasur edhe momente të mira për banorët, shkruan lajmi.net.

Kristi ka qenë banori i cili ka pasur mundësinë të hap ose jo “Kutinë e Pandorës”, ku ka përfituar një surprizë të mirë për vete dhe një të keqe për banorët.

Ai ka vendosur ta hap, ku i është dhënë mundësia të takojë një person të dashur të tij, ndërsa e keqja e kutisë ishte se të gjithë banorët janë dërguar në televotim përpos Kristit.

Ishte Roberti, babai i Kristit i cili është takuar me banorët e BBVA në oborrin e shtëpisë, ndërsa çfarë ka rënë në sy ishte heshtja e Luizit pas eliminimit të Efit, shoqes së tij brenda shtëpisë.

Derisa banorët dolën jashtë për ta përshëndetur Robertin, Luizi është parë brenda shtëpisë duke qëndruar i vetmuar.

Kur Roberti ishte duke u larguar, Luizi ka dalë jashtë për ta përshëndetur, teksa ka qeshur derisa Roberti e këshillonte për të mos “kërcënuar” banorët. /Lajmi.net/