“64 €/MWh” – Bajrami-Rizvanollit: Manipulimi për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV, hetim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Ekonomise, Artane Rizvanollit e cila ka njoftuar se nga sot KEK-u do të furnizoj me rrymë kompanitë që kanë dal në treg të hapur, por ende nuk kanë nënshkruar kontrata me furnizues. Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se KEK-u po e blen…

Lajme

01/06/2025 18:07

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Ekonomise, Artane Rizvanollit e cila ka njoftuar se nga sot KEK-u do të furnizoj me rrymë kompanitë që kanë dal në treg të hapur, por ende nuk kanë nënshkruar kontrata me furnizues.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se KEK-u po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por sipas saj Rizvanolli nuk po e shpjegon se këtij çmimi derisa të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet, “kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it, kosto apo fitimi i distribucionit KEDS, kosto e KECOS (se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u), dhe fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet me ja garantu përformancën”.

“Pra, çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro. Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh. Sa do të jetë pasnesër?”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se KEK-u mund t’i furnizoj këto kompani vetëm për 60 ditë dhe pas 60 ditësh “kalohet te çmimi 260 euro për MWh”. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i Bajramit: