Bajrami ngre pikëpyetje mbi çështjen e rrymës, e lë përgjegjëse Qeverinë: Çka nëse po ndalet me instruksione? Pse LVV s’këron llogari nga KESCO?
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se ekspertët dhe profesionistët e sektorit të energjisë pohojnë se reduktimet e rrymës po bëhen “për të balancuar mungesen e prodhimit dhe të importit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kërkesës”. Ajo shkroi në Facebook se “nuk është krejt i vërtetë” arsyetimi se “reduktimet…
Lajme
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se ekspertët dhe profesionistët e sektorit të energjisë pohojnë se reduktimet e rrymës po bëhen “për të balancuar mungesen e prodhimit dhe të importit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kërkesës”.
Ajo shkroi në Facebook se “nuk është krejt i vërtetë” arsyetimi se “reduktimet janë për shkak të ngarkesës”.
Bajrami tha se është “krejt i pasaktë” konstatimi se “ngarkesa është për shkak të zhvillimit ekonomik”, siç tha kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri. “Raporti i konsumit amvisni/komericila është 62%/38%”, shkruan ajo.
Deputetja pyet se “ku është ZRRE-ja këto ditë?”.
“ZRRE e ka obligim sipas ligjit të monitorojë procesin dhe nëse konstaton parregullësi të merr masa sipas legjislacionit Edhe njëherë po e përseris KESCO si funizues publik obligohet të siguroj furnizim të rregullt për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë edhe nga importi, pavarësisht çmimit të energjisë së importuar dhe nëse nuk bën këtë KESCO ben shkelje ligjore për të cilën gjë duhet të penalizohet”, shkroi Bajrami.
Ajo pyet “çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji eklektike në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet? Pse askush nga Qeveria s’po kërkon llogari nga KESCO?”