Babai kërkon rigjykim për djalin e tij i cili dyshohet për dhunim, thotë se është me të meta mendore
Një burrë është ankuar se djali i tij është duke vuajtur që 7 muaj dënimin për një krim që e ka bërë pa vetëdije në Burgun e Lipjanit. Ai thotë se djali i tij është me të meta mendore, dhe ai nuk e ka vendin aty por në një qendër rehabilituese. Gazetari i lajmi.net, Selim…
Lajme
Një burrë është ankuar se djali i tij është duke vuajtur që 7 muaj dënimin për një krim që e ka bërë pa vetëdije në Burgun e Lipjanit. Ai thotë se djali i tij është me të meta mendore, dhe ai nuk e ka vendin aty por në një qendër rehabilituese.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka marrë rrëfimin e babait të djalit, i cili ka shprehur dëshirën që të shprehet para kamerave por me fytyrë të censuruar, për ta mbrojtur privatësinë e tij.
Ai thotë se djali i tij është burgosur që 7 muaj në Burgun e Lipjanit, dhe ka kërkuar nga gjykata që ai të lirohet, pasi sipas tij, djali i tij është me të meta mendore.
“Pas 7 muajve është në Lipjan, si masë edukative, nuk është masë edukative, sepse po të ishte shkollë, ai do ta kishte vijuar jashtë, ose po të ishte shkollë do të ishte risocializuar. Por, përderisa gjyqtari, nuk ka arritur ta risocializojë 11 herë ose 15 herë, në paraburgim dhe 4 herë i ndaluar, 24 orë dhe 48 orë, çka po pret kjo gjykatë që të risocializohet ai fëmijë”- ka rrëfyer babai i djalit të burgosur.
Ai ka kërkuar nga gjykata që rasti i tij të rishqyrtohet, dhe kërkesa e tij të aprovohet pasi faktet ekzistojnë. /Lajmi.net/
Video: