AUV asgjëson mbi 2 mijë kg tranguj të konservuar pas gjetjes së mbetjeve të pesticidit ‘Chlorpyrifos’
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar opinionin publik se ka asgjësuar 2,934 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, të përgatitur për eksport në Slloveni, pasi në to janë konstatuar mbetje të pesticidit Chlorpyrifos. Sipas AUV-së, njoftimi për rrezikun u mor përmes sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për…
Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar opinionin publik se ka asgjësuar 2,934 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, të përgatitur për eksport në Slloveni, pasi në to janë konstatuar mbetje të pesticidit Chlorpyrifos.
Sipas AUV-së, njoftimi për rrezikun u mor përmes sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë – RASFF, raporton lajmi.net
Loti i identifikuar, nr. 090827, është bllokuar dhe asgjësuar në prani të zyrtarëve të Agjencisë dhe palës përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Agjencia ka bërë të ditur se produkti nuk gjendet në tregun e Kosovës dhe situata është plotësisht nën kontroll, ndërsa veprimet janë koordinuar edhe me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve./Lajmi.net/