Automjete të FSK-së hynë në veri pasi e gabuan rrugën, jep detaje Policia

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë sot në Mitrovicë të Veriut.   Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.   Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se FSK-ja është futur gabimisht.   Sipas raportimeve të mediave serbe dhe videove që kanë qarkulluar në Telegram,…

Lajme

16/10/2025 12:00

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë sot në Mitrovicë të Veriut.

 

Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.

 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se FSK-ja është futur gabimisht.

 

Sipas raportimeve të mediave serbe dhe videove që kanë qarkulluar në Telegram, automjetet e FSK-së hynë në Mitrovicën e Veriut në orët e mëngjesit.

 

Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.

 

“Na thanë se e kishin gabuar vendndodhjen dhe se mendonin se ishte Mitrovica Jugore”, ka thënë Elshani.