Asgjësohen 19 krerë gjedhe pozitiv me tuberkuloz

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se 19 krerë gjethe janë asgjësuar me ç’rast kanë rezultuar të infektuar me tuberkuloz, në fshatrat Gushicë dhe Verban të komunës së Vitisë. Në njoftimin e lëshuar nga AUV, thuhet se duke u bazuar në Ligjin e AUV dhe rregulloren ishte ndaluar lëvizja nga këto ferma dhe…

Lajme

01/10/2024 18:30

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se 19 krerë gjethe janë asgjësuar me ç’rast kanë rezultuar të infektuar me tuberkuloz, në fshatrat Gushicë dhe Verban të komunës së Vitisë.

Në njoftimin e lëshuar nga AUV, thuhet se duke u bazuar në Ligjin e AUV dhe rregulloren ishte ndaluar lëvizja nga këto ferma dhe pas mbikëqyrjes të inspektoreve veterinarë të AUV është realizuar asgjësimi.

‘’Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore’’, thuhet në njoftim.

AUV-i përmes një kompanie ka realizuar asgjësimin dhe dezinfektimin e hapësirave të qëndrimit të kafshëve.

Ndërkaq nga AUV kanV thënë se fermerëve do t’iu bëhet kompensimi për kafshët e humbura. /Lajmi.net/