Artisti nga Gjakova që u certifikua tri herë në rekordet Guinnes, synon për rekorde të reja
Alkent Pozhegu, nga Gjakova, i cili merret me artin e frutave dhe atë të drithërave ka arritur të certifikohet tri herë me rekordin e Guiness. Me krijimtaritë e tij unike ka arritur të marr tri certifikata Libri i rekordeve Guiness. ‘’Në vitin 2014 jam certifiku për herë të parë mozaiku ka qenë i dy emrave…

Lajme
Alkent Pozhegu, nga Gjakova, i cili merret me artin e frutave dhe atë të drithërave ka arritur të certifikohet tri herë me rekordin e Guiness.
Me krijimtaritë e tij unike ka arritur të marr tri certifikata Libri i rekordeve Guiness.
‘’Në vitin 2014 jam certifiku për herë të parë mozaiku ka qenë i dy emrave të futbollistëve Cristiano Ronaldos dhe Messi që ka qenë pjesë ë Barcelonës në vitin 2017 është portreti i Rita Orës dhe në vitin 2019 ka qenë portreti i Presidentit te SHtetit të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump’’.
Ai shton se ka synime për të arritur rekorde të tjera të Guinessit megjithëse është e vështirë
‘’Ka probleme të vështira që më duhet të ballafaqohem me debate ku problem i vetëm është financimi që duhet ta sigurojë është një problem jashtëzakonisht i madh’’, tha ai.
Për më shumë ndiqeni videon e përgatitur nga gazetarja e lajmi.net.