Arrestohet një person për shpëlarje parash, dyshohet se mashtroi qytetarë në Gjermani dhe Kosovë

Prokuroria Speciale, ka arrestuar sot një person të dyshuar me inicialet A.B. Ai është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërlarja parash” “I njëjti dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Republikën e Gjermanisë dhe në Republikën e Kosovës, i kishte deponuar në formë të…

Lajme

17/03/2026 16:38

Prokuroria Speciale, ka arrestuar sot një person të dyshuar me inicialet A.B.

Ai është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërlarja parash”

“I njëjti dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Republikën e Gjermanisë dhe në Republikën e Kosovës, i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij”, thuhet në komunikatë të Prokurorisë.

Prokuroria Speciale ka thënë se brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqesin kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special. /Lajmi.net/