Arrestohet një person në Llapushnik të Drenasit, i sekuestrohen tri armë zjarri

Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Llapushnik të Drenasit, nën dyshimin për veprat penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe armëmbajtje pa leje, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, rreth orës 07:00, njësitë policore kanë realizuar një aksion, gjatë të cilit është arrestuar i dyshuari Z.Th., mashkull, 73 vjeç. Gjatë kontrollit…

Lajme

24/12/2025 14:12

Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Llapushnik të Drenasit, nën dyshimin për veprat penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe armëmbajtje pa leje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rreth orës 07:00, njësitë policore kanë realizuar një aksion, gjatë të cilit është arrestuar i dyshuari Z.Th., mashkull, 73 vjeç.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, i cili ishte pjesë e operacionit policor, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.

I dyshuari dyshohet se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi të ndryshme. Aktualisht, ai është duke u intervistuar nga autoritetet kompetente, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme procedurale. /Lajmi.net/