Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje, personi është dërguar për vuajtje të dënimit

Policia ka raportuar se është arrestuar një person për grabitje. Shtetasi i Kosovës kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim ( 3 vite e 6 muaj) , për veprën Grabitje. Ndërsa personi i dyshuar pas arrestimit është është dërguar për vuajtje të dënimit. Njoftimi i plotë: Arrestohet një i…

Lajme

28/02/2024 17:00

Policia ka raportuar se është arrestuar një person për grabitje.

Shtetasi i Kosovës kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim ( 3 vite e 6 muaj) , për veprën Grabitje.

Ndërsa personi i dyshuar pas arrestimit është është dërguar për vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dënuar për grabitje

Sot nga njësite të stacionit Policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Personi i arrestuar:

-A. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim ( 3 vite e 6 muaj) , për veprën Grabitje.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/