“FAST-i” i policisë arreston në Ferizaj të kërkuarin për vrasje

Policia ka raportuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë personi është shtetas i Kosovës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet norvegjeze për veprën penale “vrasje”, që autori e kishte kryer me datën 07.10.2021 në Oslo të Norvegjisë, shkruan lajmi.net. Ndërsa personi me inicialet V.A, posedon edhe shtetësi norvegjeze…

Lajme

21/02/2024 12:29

Policia ka raportuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë personi është shtetas i Kosovës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet norvegjeze për veprën penale “vrasje”, që autori e kishte kryer me datën 07.10.2021 në Oslo të Norvegjisë, shkruan lajmi.net.

Ndërsa personi me inicialet V.A, posedon edhe shtetësi norvegjeze dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjasë janë te falsifikuara, thuhet në njoftim.

Në momentin e arrestimit personit i është gjetur edhe armë zjarri, ndërsa ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla. /Lajmi.net/