Arrestohet i dyshuari për ngjarjen tragjike në Deçan

Një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, ku një person humbi jetën. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Është arrestuar një i dyshuar. Dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve. Është…

Lajme

23/07/2026 15:35

Një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, ku një person humbi jetën.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Është arrestuar një i dyshuar. Dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve. Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, deklaroi Rugova.

Më herët, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, kishte konfirmuar për lajmi.net se prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerrnin veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht nga një familjar. Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas përfundimit të hetimeve.