Arrestohet hoxha në Lipjan për “detyrim” dhe “fajde” – Prokuroria jep detaje
Një person është arrestuar sot në Lipjan. Personi i cili është arrestuar është Hoxhë në fshatin Shalë të Lipjanit, shkruan lajmi.net. Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë të cilët kanë thënë se i njëjti është arrestuar për veprën penale “detyrimi” dhe “fajdeja”. “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se i…

Lajme
Një person është arrestuar sot në Lipjan.
Personi i cili është arrestuar është Hoxhë në fshatin Shalë të Lipjanit, shkruan lajmi.net.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë të cilët kanë thënë se i njëjti është arrestuar për veprën penale “detyrimi” dhe “fajdeja”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se i pandehuri është arrestuar për veprën penale ”Detyrimi” sipas nenit 328 të KPRK-së, dhe ”Fajdeja” bazuar nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve të nevojshme hetimore. Tani për tani nuk mund të ofrojmë detaje të rastit sepse mund të dëmtohet integritetit i hetimeve”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Lipjan.
Në media është raportuar se ndaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /Lajmi.net/