Intervistohet edhe një kryesues i komisionit në Malishevë, ndalohet për 48 orë – Prokuroria kërkon paraburgimin e tij
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se me 28 janar 2026, kishin filluar hetimet për dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Malishevë. Atë ditë mungonte një kryesues i komisionit i cili është intervistuar sot. “Pas veprimeve…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se me 28 janar 2026, kishin filluar hetimet për dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Malishevë.
Atë ditë mungonte një kryesues i komisionit i cili është intervistuar sot.
“Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij prej 48 orësh. Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.
<ë 28 janar janë intervistuar 58 persona, nga ta 15 kryesues dhe 43 komisionerë.
“Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente. Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve”, ka njoftuar Prokuroria në Gjakovë. /Lajmi.net/