Arrestohen dy persona pasi humbi jetën një punëtor në Prizren – Policia jep detaje
Një punëtor ka humbur jetën dje në Prizren pasi që është rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte në një çati. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke…

Lajme
Një punëtor ka humbur jetën dje në Prizren pasi që është rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte në një çati.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/