Aprovohet kërkesa e Telekomit: Qeveria ia miraton huamarrjen në vlerë 15 milionë euro

Është aprovuar në parim kërkesa e Telekomit të Kosovës për huamarrje në vlerë 15 milionë euro për projekte të investimit në këtë ndërmarrje. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan lajmi.net. “Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ministri i…

Lajme

12/10/2023 09:52

Është aprovuar në parim kërkesa e Telekomit të Kosovës për huamarrje në vlerë 15 milionë euro për projekte të investimit në këtë ndërmarrje.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria gjithashtu ka shtyrë disa projektligje të cilat ishin planifikuar për këtë vit, për shkak të numrit të madh. /Lajmi.net/