Apeli ua vazhdon paraburgimin ushtarëve malazezë që mbajtën në veturë targat “Kosova është Serbi”

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në lidhje me këtë për lajmi.net është deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. “Referuar pyetjes suaj, ju…

Lajme

12/12/2024 11:32

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në lidhje me këtë për lajmi.net është deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se Gjykata e Apelit, më 6 dhjetor 2024, ka marrë aktvendim, përmes së cilit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega Deçan, me nr. PP.164/2024, të datës 26.11.2024, duke ua vazhduar masën e paraburgimit të pandehurve në këtë çështje penale”, ka thënë Ulaj.

Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 26 nëntori pasi në veturën e tyre mbajtën targa me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në mes të Deçanit.

Ndërkaq usharët malazezë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit. /Lajmi.net/