Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë

Lideri i Aleancës, Ardian Gjini ka shkruar në lidhje me disa projekte energjetike që janë anuluar në Kosovë. Ai e ka nisur reagimin e tij duke pyetur “a duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë”, shkruan lajmi.net. “Kur është anuluar projekti energjetik “Kosova C”, vetëm Aleanca ka reaguar shumë fuqishëm. Të tjerët…

Lajme

18/08/2026 16:38

Lideri i Aleancës, Ardian Gjini ka shkruar në lidhje me disa projekte energjetike që janë anuluar në Kosovë.

Ai e ka nisur reagimin e tij duke pyetur “a duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë”, shkruan lajmi.net.

“Kur është anuluar projekti energjetik “Kosova C”, vetëm Aleanca ka reaguar shumë fuqishëm. Të tjerët e kanë mbyllur gojën, kush e di se pse?! Kur u prish projekti energjetik me “ContourGlobal”, përsëri reagoi vetëm Aleanca. Kjo qeveri ka gjetur arsyetime nga më bizaret për të mos prodhuar energji në Kosovë. Tani shesim qymyr e blejmë energji, madje 100 fish më shtrenjtë”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se kështu ndodh vendeve më të prapambetura në botë, atyre që quhen vende të botës së tretë.

“Dhe pa asnjë dyshim, kjo nuk ndodh ngaqë njerëzit atje janë të këqij, por sepse qeveritë e tyre janë të dëmshme dhe të korruptuara. Po duket se ende asgjë nuk kemi parë. Ky është karakteri i qeverisjes që 6 vite. Dhe as nuk iu vjen turp!”, ka shtuar Gjini. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: