Ambasadori i BE-së në Kosovë mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja ndaj Rusisë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur vendimin e Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës. Schuebel ka vlerësuar gjithashtu harmonizimin e Kosovës me deklaratat e Bashkimit Evropian, të cilat janë mbështetur nga të 27 shtetet anëtare. Sipas tij, ky vendim dëshmon…
Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur vendimin e Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.
Schuebel ka vlerësuar gjithashtu harmonizimin e Kosovës me deklaratat e Bashkimit Evropian, të cilat janë mbështetur nga të 27 shtetet anëtare.
Sipas tij, ky vendim dëshmon vazhdimësinë e përafrimit të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së pasqyron respektimin e vlerave evropiane nga ana e saj”, ka deklaruar Schuebel.
Postimi i plotë: