Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se vendit do t’i bënte mirë që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt. Në një intervistë Rudolph tha se shpreson që Kosova të mos hyjë në një tjetër periudhë pasigurie politike. “Unë mendoj se ajo që nevojitet tani është një sinjal nga Kosova se…
Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se vendit do t’i bënte mirë që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt.
Në një intervistë Rudolph tha se shpreson që Kosova të mos hyjë në një tjetër periudhë pasigurie politike.
“Unë mendoj se ajo që nevojitet tani është një sinjal nga Kosova se kush do t’i formojë institucionet e Kosovës për katër vitet e ardhshme. E di që diskutimet dhe procesi janë në vazhdim, por vërtet mendoj se do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, deklaroi ambasadori gjerman në Klan Kosova.
Ndërkombëtarët në Kosovë, vazhdimisht kanë bërë thirrje për formim sa më të shpejtë të institucioneve pas ngërçit politik që është krijuar në vend tash e më shumë se 1 vit.
Zgjedhjet e fundit kanë ardhur pasi vendi nuk ka arritur ta zgjedh Presidentin, ndërkaq zgjedhja e tij edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit vazhdon të jetë sfiduese./Lajmi.net/