Ambasada e SHBA-së për aksionin në zyrat postare: Veprimet e pakoordinuara i vënë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i kanë reaguar Kurtit  pas aksionit kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës që u mbajt këtë të hënë Me anë të një reagimi nga kjo ambasadë shprehen të zhgënjyer nga veprimet siç i quajnë ata të njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e…

Lajme

05/08/2024 22:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i kanë reaguar Kurtit  pas aksionit kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës që u mbajt këtë të hënë

Me anë të një reagimi nga kjo ambasadë shprehen të zhgënjyer nga veprimet siç i quajnë ata të njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, shkruan Lajmi.net

Sipas këtij reagimi po cilësohet se veprimet e Qeverisë së Kosovës të pakoordinuara i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagim.