“Alo”, kënga më e re e Bejtës

Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Alo” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Teksti është shkruar nga vetë këngëtari me ‘beat’ dhe producim nga Ausilio.   Videoja ndërkohë u kompletua nga Hello Flex. Përmes këngës jep edhe një mesazh në InstaStory, ku…

ShowBiz

06/10/2024 22:43

Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Alo” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vetë këngëtari me ‘beat’ dhe producim nga Ausilio.

 

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hello Flex.

Përmes këngës jep edhe një mesazh në InstaStory, ku thotë: “Është normale të ziheni me të dashurit tuaj. Mos e shpërqendroni veten me gjëra negative si alkooli, ndeja apo droga, por kaloni kohë të mirë me shokët e ngushtë, bisedoni merrni energji pozitive”.

“Faleminderit për mbështetjen. Ju dua”, ka shkruar ai.

Kënga mori reagime të shumta pozitive, duke e përgëzuar për këtë zhanër të muzikës dhe për temat që po trajton.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube. 

YouTube player