Alma Loki mposhtë serben në finale të karatesë

Nuk është vetëm xhudo që po i sjell medalje ndërkombëtare Kosovës, por këtij niveli i është bashkëngjitur edhe sporti i karatesë. Karateistja jonë, Alma Loki është shpallur kampione e Ballkanit në kategorinë e katave/seniore, raporton KosovaPress. Loki e mposhti në finale karateisten nga Serbia, Neda Milosevic. Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës…

Sport

24/02/2024 14:33

Nuk është vetëm xhudo që po i sjell medalje ndërkombëtare Kosovës, por këtij niveli i është bashkëngjitur edhe sporti i karatesë.

Karateistja jonë, Alma Loki është shpallur kampione e Ballkanit në kategorinë e katave/seniore, raporton KosovaPress.

Loki e mposhti në finale karateisten nga Serbia, Neda Milosevic.

Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës që kemi një kampione të Ballkanit në karate.