Aleanca zgjedh kryesinë e re, Gjini: Kombinim i përvojës dhe energjisë së re për sfidat politike

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i partisë, i dalë pas zgjedhjeve të brendshme, ka votuar përbërjen e re të Kryesisë dhe ka themeluar organet e reja të partisë. Gjini ka thënë se ky proces paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave të AAK-së dhe në…

Lajme

20/07/2026 19:46

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i partisë, i dalë pas zgjedhjeve të brendshme, ka votuar përbërjen e re të Kryesisë dhe ka themeluar organet e reja të partisë.

Gjini ka thënë se ky proces paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave të AAK-së dhe në përgatitjen për sfidat politike që e presin partinë. Ai ka uruar të gjithë të zgjedhurit, duke theksuar se Kryesia e re kombinon përvojën dhe energjinë e re për të udhëhequr proceset politike dhe organizative të Aleancës.

“Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i dalur pas zgjedhjeve të brendshme, votoi përbërjen e re të Kryesisë, si dhe u bë themelimi dhe funksionalizimi i organeve të partisë: Këshilli i Kryetarëve të Degëve, Këshilli i Nderit, Kolegjiumi i Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumi i Anëtarëve të Kuvendeve Komunale si dhe Kolegjiumi i Drejtorëve të Aleancës. Ky proces shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave tona dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin. Aleanca mbetet e vendosur të vazhdojë angazhimin e saj për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të fuqishme, duke u mbështetur në vlerat, përvojën dhe përkushtimin e njerëzve tanë”.

“Kryesia e re përfaqëson një kombinim të përvojës dhe energjisë së re, me qëllim që të udhëheqë me përgjegjësi proceset politike dhe organizative të Aleancës. Urime të gjithë të zgjedhurve dhe suksese në përgjegjësitë e reja”, ka shkruar Gjini në Facebook.