“Partia e të pasurve”- Gjithsej mbi 663 mijë euro i shpenzoi Vetëvendosje në tre muajt e fundit, vetëm në reklama dhe marketing mbi 110 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e përgjithshme të tremujorin e tretë të vitit 2025, që përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator. Gjatë kësaj periudhe, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka shpenzuar më së shumti para, me mbi gjysmë milioni euro, apo saktësisht 663 mijë e 459 euro, shkruan lajmi.net. Shuma më e madhe…

Lajme

22/10/2025 12:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e përgjithshme të tremujorin e tretë të vitit 2025, që përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator.

Gjatë kësaj periudhe, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka shpenzuar më së shumti para, me mbi gjysmë milioni euro, apo saktësisht 663 mijë e 459 euro, shkruan lajmi.net.

Shuma më e madhe e tyre, nga VV është dedikuar për mallra dhe shërbime, që për tre muaj kap shumën e mi 420 mijë eurove, ndërkaq vetëm për paga janë shpenzuar për tre muaj plot 238 mijë e 528 euro.

Plot 140 mijë e 769 euro, VV ka shpenzuar për furnizim për zyre, furnizim për ushqim dhe pije si dhe për akomodim.

Një shumë e madhe parash, mbi 110 mijë euro janë shpenzuar nga partia e Albin Kurtit për marketing, e sidomos në muajin shtator, një muaj para zgjedhjeve lokale në vend. Mbi 85 mije euro, apo saktësisht 85 mijë e 491 euro janë shpenzuar vetëm në shtator për marketing.

VV përveç shpenzime shumë të larta, ka pranuar edhe donacione nga anëtarë të partisë dhe jashtë saj.

Gjatë këtyre tre muajve, VV ka pranuar 23 mijë e 160 euro. 1000 euro i ka dhuruar donacion Glauk Konjufca, Avni Dehari 330 euro ndërsa të tjerat nga persona jashtë partisë dhe që nuk kanë pozita në parti. /Lajmi.net/