Aksidenti mes kamionit dhe veturës në autostradën Suharekë – Duhël, tre persona të lënduar – lirohet rruga për qarkullim

Sot gjatë mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Prishtinë – Prizren, konkretisht afër Suharekës. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa vendore. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për autostrada, Daut Hoxha ku tha se tre persona kanë mbetur të lënduar…

Lajme

20/05/2025 11:42

Sot gjatë mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Prishtinë – Prizren, konkretisht afër Suharekës.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa vendore.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për autostrada, Daut Hoxha ku tha se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq autostrada Suharekë – Duhël ka qenë e bllokuar.

“Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarës kanë dalë njësit përkatëse policore te cilat edhe janë marr me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë për lajmi.net.