Aksidenti me fatalitet te MASHT – Policia jep detaje
Sot ka ndodhur një aksident i rëndë, me pasoja fatale në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, afër Ministrisë së Arsimit. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net. Ajo tha se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 12:40 dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person. Më tutje,…

Lajme
Sot ka ndodhur një aksident i rëndë, me pasoja fatale në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, afër Ministrisë së Arsimit.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 12:40 dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person.
Më tutje, Ahmeti shtoi se vozitësja e veturës është shoqëruar për në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor“, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/