Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen katër anëtarë të familjes nga Kosova

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen. Siç shkruan TvKlan, një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një mjet tjetër, ku kanë mbetur të lënduar katër anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet emergjente, ndërsa të lënduarit mësohet se janë…

Lajme

20/07/2026 12:53

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen.

Siç shkruan TvKlan, një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një mjet tjetër, ku kanë mbetur të lënduar katër anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet emergjente, ndërsa të lënduarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë dëmet e mëdha në automjetin e përfshirë në përplasje.