Aksident në Komoran, dyshohet se një person ka humbur jetën
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.
Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.
