Ahengu familjar në Obiliq përfundon me krisma armësh, arrestohen dy persona dhe sekuestrohen mbi 100 fishekë

Krismat në një aheng familjar në Obiliq përfundojnë me arrestime, Policia sekuestron armë, mbi 100 fishekë dhe pajisje me laser Dy persona janë arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, shkruan lajmi.net. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e…

Lajme

02/08/2026 08:55

Krismat në një aheng familjar në Obiliq përfundojnë me arrestime, Policia sekuestron armë, mbi 100 fishekë dhe pajisje me laser

Dy persona janë arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit 2026, rreth orës 22:30.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë konfiskuar armët dhe municionin e përdorur.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri – pistoleta, 104 copë fishekë, dy gëzhoja të fishekëve dhe një optikë me laser”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/