AAK: Procesi i brendshëm zgjedhor po ecën sipas planit, kritikohet mungesa e rezultateve në qeverisje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhje të Kryesisë, ku është diskutuar për procesin e brendshëm zgjedhor që është duke u zhvilluar në parti. Në njoftimin e AAK-së thuhet se ky proces po ecën sipas planifikimit dhe me përfshirje të gjerë të strukturave të partisë. Sipas planit të përcaktuar, procesi zgjedhor në nivel…

Lajme

20/04/2026 18:45

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhje të Kryesisë, ku është diskutuar për procesin e brendshëm zgjedhor që është duke u zhvilluar në parti.

Në njoftimin e AAK-së thuhet se ky proces po ecën sipas planifikimit dhe me përfshirje të gjerë të strukturave të partisë.

Sipas planit të përcaktuar, procesi zgjedhor në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, ndërsa më 24 maj do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. AAK ka vlerësuar se mungesa e rezultateve në qeverisje dhe mungesa e një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, sipas tyre, po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/