A e “tradhëtoi” Efi grupin e Luizit? Banorët diskutojnë për darkën e saj me Oltën

Sot në BBVA është diskutuar për raportin mes Efit dhe Oltës. Të dyja kishin zhvilluar debate të ashpra gjatë Prime-s së kaluar, por që kanë vendosur të pajtohen duke ngrënë edhe darkë bashkë ku kanë diskutuar për keqkuptimet mes tyre, shkruan lajmi.net. Por, në Prime-n e sotëm janë shfaqur edhe prapaskenat pas darkës mes Efit…

ShowBiz

28/01/2023 21:43

Sot në BBVA është diskutuar për raportin mes Efit dhe Oltës.

Të dyja kishin zhvilluar debate të ashpra gjatë Prime-s së kaluar, por që kanë vendosur të pajtohen duke ngrënë edhe darkë bashkë ku kanë diskutuar për keqkuptimet mes tyre, shkruan lajmi.net.

Por, në Prime-n e sotëm janë shfaqur edhe prapaskenat pas darkës mes Efit dhe Oltës. Efi duke folur me Luizin, i kishte thënë se jam duke e luajtur lojën.

“Jam team Luizi, andaj me mbaj një çik lojën”, i kishte thënë Efi-Luizit, duke ja konfirmuar raportin e mirë shoqëror.

Sa i përket këtyre bisedave pas darkës, Olta ka deklaruar se nuk dëshiron t’i komentojë.

“Nuk kam koment fare”, ka deklaruar Olta.

Në anën tjetër, Luizi ka deklaruar se në fillim kishte dyshimet e veta ndaj Efit, por që tani i beson.

“Efi më ka ndihmuar mua shumë edhe për tu afruar me Kiarën. Ajo që pashë deri më tash, darka, vallëzimi, mua më është dukur deja-vu në fillim, se e mendoja a mund të ma bëj mua këtë Efi, që të shkojë me Oltën kundër meje. Unë nuk i kam besuar në fillim, por tani që e pash edhe në video, unë i besoj Efit. Pra, do të ndihesha keq nëse ajo do të ma bënte të keqen pas shpine”, ka deklaruar Luizi.

Banorët e tjerë kanë kursyer mendimet e tyre rreth kësaj ngjarje, duke nxitur reagimin e Efit që ka deklaruar se ata nuk po përfshihen vetëm se aty është përfshirë Luizi kundër Oltës.

“Kanë frikë” ka deklaruar ajo. /Lajmi.net/