191 numri i PDK-së në zgjedhje lokale, Krasniqi: Me kandidatët më të mirë për kryetarë, jemi gati për fitore
KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nga ky short, PDK do të garoj në këto zgjedhje me numrin 191, shkruan lajmi.net. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes…

Lajme
KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Nga ky short, PDK do të garoj në këto zgjedhje me numrin 191, shkruan lajmi.net.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes më të mirë.
“Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook: