181 anëtarë, kjo është familja më e madhe në botë (Video)
Kjo njihet si familja më e madhe në botë.
Lifestyle
181 anëtarë, të gjithë jetojnë në një ndërtesë, transmeton lajmi.net
67 vjeçari Dad Ziona jeton me 39 gratë e tij, 94 fëmijët, 14 vajza ligjore dhe 33 nipër e mbesa, të gjithë në një çati.
Ndërtesa ku jetojnë ka 100 dhoma.
Ziona gjithashtu drejton sektin e tij i cili lejon martesën me shumë gra.
Ai thotë se ndihet i bekuar që ka kaq shumë njerëz të gjakut të tij, duke shtuar, “Sot ndihem si fëmijë i veçantë i Zotit.”
“Ai më ka dhënë kaq shumë njerëz që të përkujdesem. E konsideroj veten me fat për të qenit burrë i 39 grave dhe koka më e madhe e familjes.”
Të gjithë meshkujt në familje punojnë si marangozë dhe Ziona thotë me krenari: “Ne nuk duam asnjë ndihmë nga qeveria.”
Super babai për një vit është martuar me dhjetë gra. /Lajmi.net/