180 vjet burg për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, çka tha saktësisht Kryeprokurorja e Speciales sot në Hagë?
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”. “Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë…
Lajme
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.
“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”.
Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”.
Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.
Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.
“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”.
Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.
Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.
Gjithashtu ajo ka gjetur vërejtjet edhe në dëshmitë e emrave si Wesley Clark e James Rubin.
“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha prokurorja.
Kryeprokurorja foli për një grup të organizuar në Kosovë, që sipas saj, ka synuar frikësimin e dëshmitarëve.
“Duke i dëshmuar se Gjykata Speciale është simbol për drejtësi. Kemi dëshmuar se klima e frikësimit mund të menaxhohet, jemi bërë gjykatë e suksesshme në një periudhë të shkurtër. Çdo avokat i ri që ka qenë në këtë gjykatë, e ka dëshmuar dhe ka mësuar shumë prej kësaj përvoje. Një falënderim për ata që kanë marrë barrën për sundimin e ligjit, popullit të Kosovës, viktimat e dëshmitarët që kanë ardhur përpara kësaj gjykate për të dhënë dëshmi, pavarësisht frikës, kërcënimeve, stigmës, këtyre situatave me të cilën janë përballur nga një grup i kufizuar, por me zë në Kosovë, pavarësisht të gjitha pengesave kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time. Të gjitha i kanë bërë për të ndihmuar për të krijuar në historikun e besueshëm, ku mbi 100 persona janë vrarë, e qindra të tjerë janë abuzuar në përreth 50 kampe ndalimi. Kjo çështje ka të bëjë për të ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Pavarësisht të gjithave, dëshmitarët rrezikuan për të ardhur këtu, për të përshkruar trishtimin e tyre, ndjenjat e mërzisë e tragjedisë për humbjen e anëtarëve të tyre”./Lajmi.net/