18 vjet nga protesta studentore

Sot bëhen 18 vjet që nga koha kur nisën protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, krejt kjo për shkak të regjimit të atëhershëm të Sllobodan Millosheviqit i cili dëboi shqiptarët nga institucionet arsimore.

Lajme

01/10/2015 08:29

Pos masave të dhunshëm që ai regjim kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Por, ka dy vite që nuk po organizohet asnjë aktivitet për të shënuar këtë ditë.