18 vjeçari që goditi mësuesen me thikë në Gjermani , policia qëllon me armë në drejtim të tij

Një nxënës 18 vjeçar e që dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova ka qëlluar me thikë një mësuese në një prej shkollave profesionale në Essen. Sipas raportimit të Bild aksioni në lidhje me këtë rast është duke vazhduar ende, ndërsa i dyshuari tanimë është qëlluar për vdekje nga policia. Sipas informacioneve të para viktima…

Lajme

05/09/2025 12:17

Një nxënës 18 vjeçar e që dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova ka qëlluar me thikë një mësuese në një prej shkollave profesionale në Essen.

Sipas raportimit të Bild aksioni në lidhje me këtë rast është duke vazhduar ende, ndërsa i dyshuari tanimë është qëlluar për vdekje nga policia.

Sipas informacioneve të para viktima në këtë rast mësuese është plagosur rëndë, por jeta e saj nuk është në rrezik dhe e njëjta u dërgua në spital.

Bild raportoi se studenti 18 vjeçar kosovar nuk dihet nëse ishte në klasë, apo hyri pastaj pasi detajet mbeten ende të paqarta.

Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë e më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Më pas policia mori informatën për një person të dyshimtë në park rreth tri kilometra larg shkollës.

“Kur forcat speciale donin ta kontrollonin të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Më pas, policia dyshohet se e qëlloi”, raportohet nga mediat gjermane./Lajmi.net/

Sulmohet me thikë një mësuese në Essen të Gjermanisë, i dyshuar një 18-vjeçar nga Kosova