18-vjeçari ndalohet në Ferizaj, policia i gjen pistoletë me fishek dhe marihuanë
Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi të dyshuar të narkotikëve gjatë një kontrolli në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 tetor 2025, rreth orës 19:15, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, ku zyrtarët policorë, gjatë zbatimit të planit operativ “Parandalimi i veprave penale të narkotikëve”, kanë ndaluar një…
Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi të dyshuar të narkotikëve gjatë një kontrolli në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 tetor 2025, rreth orës 19:15, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, ku zyrtarët policorë, gjatë zbatimit të planit operativ “Parandalimi i veprave penale të narkotikëve”, kanë ndaluar një motoçikletë me targa vendore.
Gjatë kontrollit të një 18-vjeçari me inicialet G.A., policët kanë gjetur një pistoletë me një fishek në fole, si dhe 5.13 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Me udhëzim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas intervistimit, 18-vjeçari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: