18 tenderë për zgjedhjet në Drenas
Për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të Drenasit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) realizojë 18 tenderë. Kontratat janë të vlerave të vogla.

Lajme
Tenderët kanë të bëjnë kryesisht me materiale shpenzuese dhe u realizuan me procedurë të negociuar pa publikim të kontratës. Vlera e përafërt e të gjithëve është rreth 50 mijë euro, dhe ata u realizuan brenda harkut kohorë nëntor-dhjetorë. Por, maratona e prokurimit për këtë proces ende nuk ka përfunduar. Kjo pasi që zgjedhjet në Drenas do të mbahen përsëri me 18 dhjetorë, pasi ka balotazh në mes të kandidatit të PDK-së dhe NISMA-së, shkruan lajmi.net.
Tenderët janë realizuar nga Zyra e prokurimit të Sekretariati të Komisionit Qendrorë i Zgjedhjeve, i cili është në kuadër të KQZ-së.
Më poshtë mund të shihni të gjithë tenderët, vlerat e tyre dhe kompanitë fituese:
1. “Shtypja e formave zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri kompanisë që e ka fituar tenderin. “DUKAGJINI “ SH.P.K . Vlera e kontratës, 2,296.91 euro.
2. “Furnizim me bateri 1.5v për UV llampa për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Kompania: ORBICO SH.P.K, Vlera e përgjithshme e kontratës : 437.50 euro.
3. “Shtypja e doracakëve të trajnimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar: Vertigo N.T.O. Vlera e përgjithshme e kontratës : 1,189.44 euro.
4. “Shtypja e listave përfundimtare dhe listave komunale për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar: DUKAGJINI SH.P.K . Vlera e përgjithshme e kontratës : 2,770.85 euro.
5. “Furnizim me material administrativ për pakot e vendvotimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Vlera e përgjithshme e kontratës : 2,050.29 euro
6. “Transporti i materialit sensitiv dhe josensitiv për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. N.T.SH. G&H. Vlera e përgjithshme e kontratës : 1,600.00 euro.
7. “Shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar: CETIS d.d. Vlera e përgjithshme e kontratës : 0.098€ (Formati A4) (Vlen Çmimi për njësi). 0.0776€ (Formati A5) (Vlen Çmimi për njësi). Vlera e parashikuar e kontratë: 9,500.00 euro
8. “Informimi publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar: MDA. Vlera e përgjithshme e kontratës : 9,402.95 euro.
9. “Furnizim me nxemje në QNR për zgjedhet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar:Montel. Vlera e përgjithshme e kontratës : 270.00 euro.
10. “Riparimi i rrymes ne QNR për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar:EXPERT. Vlera e përgjithshme e kontratës : 905.00 euro.
11. “Servisimi i aparateve kundër zjarrit në QNR për zgjedhet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar:EXPERT. Vlera e përgjithshme e kontratës : 720.00 euro.
12. “Furnizimi me kondicioner airi dhe servisimi i ngrohjeve për zgjedhet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar:EXPERT. Vlera e përgjithshme e kontratës : 930.00 euro.
13. “Projekti i të verbërve për zgjedhet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar:Shoqata e të verbërve të Kosovës. Vlera e përgjithshme e kontratës : 657.40 euro.
14. “Furnizim me vula dhe jastak të vulave për zgjedhet e jashtzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”. Emri zyrtar:Kosova Art. Vlera e përgjithshme e kontratës : 450.00 euro.
14. “Shtypja e fletushkave për informim te votuesve te ri”. Emri zyrtar:Agimi de n.t. Vlera e përgjithshme e kontratës : 1,458.00 euro.
15. “Furnizim me UV Sprej për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas”. Emri zyrtar:ALBUS sh.p.k . Vlera e përgjithshme e kontratës : 1,394.00 euro.
16. “Modifikimi i ëebaplikacion – it të K – VOTE për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas”. Emri zyrtar:ILIR KOSOVA. Vlera e përgjithshme e kontratës : 6,647.53 euro.
17. “Modifikimi isoftëer – it për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas”. Emri zyrtar:ILIR KOSOVA. Vlera e përgjithshme e kontratës : 6,647.53 euro.
18. “Shtypja e distinktiveve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas”. Emri zyrtar:DIGI PRINT sh.p.k. Vlera e përgjithshme e kontratës : 3,420.00 euro. /Lajmi.net