16 ditë fushatë kaluan, deputeti i VV-së: Programi është drejtë finalizimit

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se programi politik i këtij subjekti politik është drejtë finalizimit. Qorrolli tha se janë duke punuar intensivisht që programi politik, me të cilin LVV-ja synon të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme të publikohet sa më shpejtë. “Jemi në ditën e 16…

Lajme

24/01/2025 22:39

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se programi politik i këtij subjekti politik është drejtë finalizimit.

Qorrolli tha se janë duke punuar intensivisht që programi politik, me të cilin LVV-ja synon të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme të publikohet sa më shpejtë.

“Jemi në ditën e 16 të fushatës dhe programin sigurisht që është drejtë finalizimit dhe ai do të publikohet brenda një afati të arsyeshëm dhe në rrethanat politike që jemi duke qenë se po punohet intensivisht për të gjitha shtyllat e programi politik ai do të publikohet dhe sigurisht opinioni do ta dijë përmes mediave për programin politik, i cili do të bazohet në disa shtylla. Kështu që do ta keni shumë shpejt programin të shkruar – nëse e doni atë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.