16.1% shtrenjtimi i rrymës- Tarifat ditore nga muaji maj nga 7.79 centë në 9.05 centë

ZRRE-ja ka mbajtur sot mbledhjen e katër me radhë. Në këtë mbledhje zyrtarisht janë aprovuar tarifat e reja të rrymës pas shtrenjtimit të energjisë-elektrike prej 16.1 për qind. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Besnik Shabiu, njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës. Ai ka publikuar në Facebook çmimet e reja të…

Lajme

16/04/2025 10:12

ZRRE-ja ka mbajtur sot mbledhjen e katër me radhë.

Në këtë mbledhje zyrtarisht janë aprovuar tarifat e reja të rrymës pas shtrenjtimit të energjisë-elektrike prej 16.1 për qind.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Besnik Shabiu, njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka publikuar në Facebook çmimet e reja të tarifave.

Kësisoj, tarifa e ditës për qytetarët të cilët shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj ka shkuar në 9.05 centë, nga 7.79 centë sa ishte, transmeton lajmi.net.

Ndërsa tarifa e natës nga 3.34 centë në 3.88 centë.

Postimi i plotë:

Tarifa e ditës për ata që shpenzojnë 800 kilovatë në muaj, nga 7.79 centë ka mbërritur në 9.05 centë për kilovat.

Tarifa e natës për ata që shpenzojnë më pak se 800 kilovatë në muaj nga 3.34 centë ka mbërritur në 3.88 centë për kilovat.

Për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, nga 13.29 centë në 15.43 centë,

Ajo e natës nga 6.27 centë në 7.28.

Cmimi i energjise elektrike per tarifen e larte eshte rritur per 128.59% ne kater vitet e fundit (nga 6.75 cente ne 15.43 cente per kilovat)

A po doni hala shifra apo po e mbushim sheshin te shtunen, ju vendosni?./Lajmi.net/