150 fishekë të fshehur në bagazh, zbulohen gjatë kontrollit në Merdare
Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 fishekë për gjueti të padeklaruar në pikën kufitare në Merdare, të cilët ishin fshehur në bagazhin e një automjeti. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë procedurave të kontrollit kufitar, vozitësi dhe pasagjerët janë pyetur nëse kishin mallra për të deklaruar, por ata janë përgjigjur negativisht. Pas kësaj, zyrtarët…
Lajme
Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 fishekë për gjueti të padeklaruar në pikën kufitare në Merdare, të cilët ishin fshehur në bagazhin e një automjeti.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë procedurave të kontrollit kufitar, vozitësi dhe pasagjerët janë pyetur nëse kishin mallra për të deklaruar, por ata janë përgjigjur negativisht.
Pas kësaj, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Njësinë e Antikontrabandës, Njësinë e Skanerit dhe zyrtarët policorë, kanë realizuar kontrollin e automjetit.
Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit janë gjetur të kamufluara shtatë pako me fishekë për gjueti, gjithsej 150 sosh.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse, ndërsa trajtimi i tij ka kaluar te Policia e Kosovës.
Dogana ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi. /Lajmi.net/