15 vjet nga Google

E gjitha ka filluar para 15 vjetëve në një garazhë, ku Larry Page and Sergey Brin ndërtuan kompaninë e cila do të ndryshonte mënyrën e kërkimit në internet. Ne vitin 1998 u lind GOOGLE.

Auto & Tek

28/09/2013 15:05

E gjitha ka filluar para 15 vjetësh në një garazhë që edhe sot mund ta gjeni me një mund të vogël, posaçërisht nëse jeni duke e shfrytëzuar Google Maps.

Një shtëpi njëkatëshe në Santa Margarita Avenue, Kaliforni, kur pronarët e Google, Larry Page and Sergey Brin huazuan me qira shtëpinë nga Susan Wojcicki, tash Zëvendësepresidente në Google.

Të dytë kaluan dimrin e 1998 në këtë garazhë duke e ndërtuar kompaninë e cila do të ndryshonte mënyrën e kërkimit në internet përgjithmonë.

Kjo ka qene para 15 vjetëve dhe Google që atëherë është bërë korporatë miliardere që i përgjigjet të gjitha pyetjeve tona. Kompania tash e zotëron shtëpinë në të cilën askush nuk jeton më, por gjithmonë do të shërbejë si kujtim se si Google ka filluar.

Qe nga atëherë Google ka blerë përmbi 100 kompani të ndryshme si: Youtube, Doubleclick, Admob, Motorolla, etj. duke u bërë njëra ndër kompanitë me profitabile dhe më të fuqishme në botë.