15-vjeçarja kosovare e vdekur nga sulmi në Graz, MPJD: Nga Policia Austriake nuk e kemi të konfirmuar, kemi mësuar vetëm nga burime jozyrtare
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar në lidhje me sulmin në Graz të Austrisë, ku kanë mbetur 11 të vdekur e njëra nga ta është Lea Bajrami, 15-vjeçare nga Vitia. Në lidhje me këtë sulm, MPJD ka thënë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, është në kontakt të vazhdueshëm me…

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar në lidhje me sulmin në Graz të Austrisë, ku kanë mbetur 11 të vdekur e njëra nga ta është Lea Bajrami, 15-vjeçare nga Vitia.
Në lidhje me këtë sulm, MPJD ka thënë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente austriake lidhur me krimin e rëndë të ndodhur sot në një shkollë në qytetin Graz.
MPJD përmes një komunikate ka thënë se nga të dhënat e deritanishme të konfirmuara nga Policia Austriake, në mesin e viktimave gjendet vetëm një shtetas i huaj me origjinë nga Polonia, viktimat e tjera janë shtetas austriakë, ndërsa shtetas nga Kosova, nuk ka as në mesin e të plagosurve.
Muhabi Bajrami ka shkruar se po luten për shpirtin e saj dhe ka shprehur falënderime për të gjithë ata që po ndajnë dhimbjen me ta.
“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise. Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira.”, tha ai në postimin e bërë.
Ai ka thënë se kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve dhe se humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, ka shkruar Haliti.
Ai i ka shprehur ngushëllime edhe kryetares së Grazit, Elke Kahr.