15 vatra aktive të zjarrit nëpër Kosovë, KFOR ndihmon me helikopter në Skenderaj

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë me dije se aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit nëpër disa komuna në Kosovë. Në një njoftim për media, nga kjo agjenci madje është bërë me dije se në komunën e Skenderajt është dashur të intervenojë edhe KFOR me ndihmë me helikopter. Gjithsej janë 15 vatra aktive të…

Lajme

08/07/2025 15:37

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë me dije se aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit nëpër disa komuna në Kosovë.

Në një njoftim për media, nga kjo agjenci madje është bërë me dije se në komunën e Skenderajt është dashur të intervenojë edhe KFOR me ndihmë me helikopter.

Gjithsej janë 15 vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore, në Komunat si më poshtë:

Komuna Mitrovicë në fshatin Rashan

Komuna e Skenderajt në fshatin Llaushe, zjarr aktiv ku u intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Policia e Kosovës Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter,nga kapacitetit i KFOR-it.

Komuna e Ferizajt në fshatin Burrnik

Komuna e Gjakovës në fshatin Shkukëz

Komuna e Klinës në fshatin Ujmir zjarr aktiv, pjese malore e vështirë e qasshme për zjarrfikës nga toka

Komuna e Leposaviqit në fshatin Trebice, zjarr aktiv të konfirmuara nga Qendra Operative Emergjente e Agjencisë (QOE 112 Gjilan):

Komuna e Podujevës ne fshatrat Batllavë, Belloshë, Hërticë katër (4) zjarre aktive;

Komuna e Novobërdës ne fshatin Jesenovik;

Nga dita paraprake, dt.07 Korrik 2025 Zjarret e mëdha të cilat janë lokalizuar, janë:

Komuna e Malishevës

Komuna e Shtimes

Komuna e Podujevës”.

Po ashtu, agjencia bën me dije se nuk ka viktima, derisa janë evidentuar dëme materiale.

Për të parandaluar rrezikun nga zjarret në rritje, Agjencia apelon te qytetarët e vendit:

“ Të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.

– Të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë pa pagesë : 112, 193, 192”.