14 policë kosovarë dyshohen për seks me të miturën

Numri i policëve të dyshuar në aferën e seksit me të mitura, në Suharekë, nga nëntë është rritur në katërmbëdhjetë.

Lajme

27/07/2015 11:14

Numri i të dyshuarve është shtuar nga hetimet e Inspektoratit Policor të Kosovës për rastin e ngjarë më 9 qershor të këtij viti në Suharekë, ku një vajzë 14-vjeçare dhe një tjetër 15 ishin raportuar si të zhdukura, ndërsa gjatë asaj periudhe ato kishin pasur marrëdhënie seksuale me rreshterin e Policisë së Kosovës në Suharekë, SH.S.

Ky i fundit tash e më se një muaj po mbahet në paraburgim, ndërsa gjatë javëve sa ai ka qenë në paraburgim, IPK-ja e ka rritur numrin e policëve të dyshuar, të cilët në një formë apo tjetrë kanë ndikuar në këtë rast. /Zëri