14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve
Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë. Motoskafi, siç thanë autoritetet greke, po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën…
Bota
Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.
Motoskafi, siç thanë autoritetet greke, po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades.
24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur, raporton BBC, transmeton KosovaPress.
Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.