13 vjeçari vdes nga cigaret elektronike, duke u bërë rasti i 1500 me sëmundjen EVALI

Rreth 1500 Amerikanë kanë zhvilluar një sëmundje të mushkërive kërcënuese për jetën dhe që tani po quhet "EVALI."

Lifestyle

18/10/2019 10:45

Nga rreth 1500 të prekur nga sëmundja, 33 prej tyre kanë vdekur nga kjo sëmundje e mistershme.

Hulumtuesit e Shëndetit në Amerikë, janë ende të pasigurt se çka është duke e shkaktuar këtë sëmundje të quajtur “EVALI” (sëmundje e mushkërive e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike), raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

70% e pacientëve kanë treguar se në përdorimin e kësaj cigare, po ashtu kanë shtuar edhe vaj kanabisi, ndërsa 10% e tyre kanë raportuar se ata vetëm kanë konsumuar nikotinë me cigaren elektronike.

Deri më tani kjo sëmundje i ka goditur vetëm të rinjtë, po thuajse 80% e pacientëve janë nën moshën 35 vjeç- dhe viktimat janë dukë u shtuar, konkretisht të rinjtë.

Një 13 vjeçar është bërë personi më i ri i cili ka ndërruar jetë, pikërisht nga përdorimi i cigares elektronike- kryesisht sëmundjes që po e sjell përdorimi i kësaj cigare.

Kjo sëmundje mund të prek gjithkënd, por më së shumti është duke prekur meshkujt, rreth 70% e pacientëve janë meshkuj. /Lajmi.net/