13-vjeçari ther me thikë të miturin në Sarandë

Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë është regjistruar në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i…

Lajme

17/12/2025 13:49

Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë është regjistruar në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.